Veshja e burrit katolik me benevrekë

Veshja me benevrekë ishte veshje e pergjithshme e qytetareve katolike qe nga mesi i shek. XIX deri ne vitet ‘ 20 te shekullit te kaluar. Benevreku bejej prej cope te zeze te importuar (faqell i zi), ose prej pelhure pambuku te punuar ne vend. Ata priteshin e qepeshin te terzinjte e pazarit. Menyra e prerjes ishte e tille qe bente te krijoheshin sa me shume pala, me nje gjeresi uniforme nga mesi e deri poshte gjurit.

Ne dy anat, mes palave kishte dy xhepa, ndërsa ne brez pak mbi kerdhokla në palën e qepur mbaheshin me nje ushkur mendafshi 4-5 cm te gjere. Ne kembe, pak me poshte gjurit, ato lidheshin me nje lidhese te qëndisur me shirita mendafshi te zi, rreth 3 cm te gjere, se bashku me corapet e bardha prej pambuku ose leshi. Qëndisma nuk kishin, perveç disa gajtaneve mëndafshi te kuq nga brezi e deri në preher dhe perreth xhepave. Benevrekët duhej te ishin sa me te fryre e per këtë duheshin 12 deri ne 15 metër faqell. Nre pjesen e siperme vishej anterija e ngushte pas trupit me menge te gjata e te çara. Permbi te vinte jeleku pa menge. Zbukurimet e jelekut jane te thjeshta, me shirita e gajtane, te vendosur ne forme vijash te drejta paralele ose te lakuar ne te gjitha anet e tij, në pjesen e perparme, ne mes te vijave jane ngjeshur edhe lajle ne rrjeshta te drejte, ndersa ne shpine mbizoterojne motive te rregullta gjeometrike, ku ne shumicen e rasteve formojne nje trapez te madh, ne qender te se cilit jane qendisur motive floreale, kurse anash vija te drejta e trekendesha. Ne mes burrat mbeshtillnin nje brez mendafshi me vija, me ngjyra te ndryshme ose odali (me katrorë), ku dominonin ngjyra e bardhe, e kuqe dhe blu. Fesi “Tonuz” ishte karakteristike e shtresave te pasura e te mesme qytetare, kurse ato me modestet perdorinin fesin e zi te gjate, me forme konike.