HISTORIA

Muzeu Historik i Shkodrës ka nisur të organizohet që në vitin 1947, nën emërtimin “Muzeu Popullor” dhe mori formë të plotë në vitin 1949. Ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shekullit të XIX-të, vlerat e së cilës ia shtonte “Kulla e Sahatit” pranë tij.