Veshja e burrit me tirq (çakçir)
Çakçiret e ngjeshur per trup, zbukuroheshin hijshëm me gajtana te gjere, te zeze, duke mbuluar preherin e duke u zgjatur ne forme shiritash perreth xhepave e ne te qepurat anësore te kembeve deri te llapat.
Në pjesën e sipërme këmisha e bardhë, prej faqelli ose mendafshi me menge te gjata. Pastaj vinte anteria me menge, e bere prej cope me ngjyre tulle, blu, jeshil etj. Permbi anteri vishej xhamadani me dy kapake, prej cope te kuqe, stolisur me gajtana ari e mendafshi. Siper xhamadanit vihej jeleku i qendisur. Ne mes mbeshtillej brezi i leshte ose i mendafshte, vija vija, me nje ose dy pala, me thake anash. Ne kembe mbatheshin corape pambuku ose leshi dhe kundra (kepuce) me llape, me ngjyre te zeze ose caruqe (sandale) te thurura me rripa lekure. Veshja plotesohej me qylahun (kësulen) e bardhe me jauc. Kjo ështe dhe nje nga veshjet tradicionale edhe të burrave muslimanë e katolike te qytetit te Shkodres, pergjithesisht te shtreses se mesme me origjine nga malësia.