Veshja e gruas malësore me xhubletë nga Dukagjini

Në tipologjinë e veshjeve shqiptare, veshja me xhubletë e gruas së malësive te veriut përbën një nga monumentet më të çmuara të trashëgimise kulturore shqiptare. Sipas mendimit të studiuesve etnografë, xhubleta është veshja më e lashtë mesdhetare e ruajtur deri me sot. Për nga forma kemi dy variante: xhubletën e gjerë ne trajtë kembane e Malësisë se Madhe, dhe xhubletën e ngushtë të Dukagjinit.

Në variantin Dukagjinas pjesët përbërëse janë: xhubleta, një fund i ngushte e pa rrogzinen ( gajtanin) e bardhë ne fund që është karakteristikë e Malësisë së Madhe. Xhubleta përbëhej prej rripash të ngushtë e copash shajaku, me nje prerje shumë të nderlikuar. Ajo kerkonte mjeshtri te madhe për ta qepur qe te marre formen karakteristike. Lidhej ne bel me ane te nje rripi, si dhe mbahej nga supet perms dy rripave te tjere ne trajte tirandash.

Ne pjesen e siperme, per te mbuluar gjoksin, gruaja vinte gryken ose vishte nje kemishe te shkurter (si bluzë) pastaj nje mitan me mëngë të gjata dhe mbi të xhoken (kraholin) e shkurter prej shajaku te zi, me thake te gjate qe bien mbi supe. Një përparese e madhe (paraniku) ne forme trapeze, me thake ngjyre vjollce anash kurse nga mbrapa vendosej nje teter e ngjashme (prapaniku) me e shkurter. Duhet theksuar se si paraniku dhe prapaniku jane gjithnje te qëndisura me motive teper interesante qe te kujtojne simbolikën e nenes toke. Ne brez mberthehej nje rrip prej lekure rreth 8 cm i gjere, ne te cilin varej pafta e varese tre unazore prej bronzi, per te varur stolite e brezit. Ne kembe gruaja mbathte corape leshi te gjata te zeza dhe kepuce (opange) prej lekure, ndersa koka mbulohej me nje shami ngjyre te erret me thake qe leshohej mbi supe. Ky variant ka ruajtur me shume tipare arkaike se ai i Malesise se Madhe.