• FONDI ETNOGRAFIK

Ky sektor ka një fond prej rreth 1230 objektesh që u përkasin shek.XVIII – XX. Ato janë prodhime artizanale të qytetit të Shkodrës dhe të zonave gjeo-etnografike të pellgut të tij: Dukagjinit, Malësisë së Madhe, Shllakut, Postrribës, Zadrimës, Anamalit, Krajës si dhe të krahinave të Pukës e të Mirditës.

Një pjesë e tyre janë prodhuar nga individë të familjeve qytetare oso fshatare, kurse pjesa tjetër janë prodhime të mjeshtërve të punishteve artizananale të qytetit të Shkodrës, duke ndjekur traditën shekullore vendase, por edhe me elementë të rinj, të ndikuar nga kontaktet me kultura të huaja, në kohë të ndryshme.

Materialet e përdorura për punimin e tyre janë kryesisht të burimit vendas, por janë përdorur edhe materiale importi, kryesisht në prodhimet qytetare e më tepër në kohë të vona, me futjen në treg të materialeve të industrializuara.

Në fondin e Muzeut gjenden afro 50 vegla muzikore tradicionale si lahuta, qifteli, fyej, zumare, saze etj. Në këtë sektor ka dhe objekte të importuara kryesisht nga Italia e Turqia, sidomos paisje e orendi të shtëpisë qytetare shkodrane: llampadarë, vazo, enë kuzhine e tryeze.

ZEJET

KOSTUMET

ARTIZANATI